Pacolli ofron shpërblim për këdo që i jep informacion për të dyshuarin e vrasjes së 18 vjeçares

 

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se do të ofrojë shpërblim për këdo që i jep informacion Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.

Ai ka thënë se si prind i vajzave ndihet i trishtuar për këtë rast.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të M.O. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”.

 

\RTV-Okarina\