Ashtu siç ishte paralajmëruar kjo javë do të shoqërohet me mot të ndryshueshëm.
Dita e martë parashikohet të jetë kryesisht me diell. Mirëpo, pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e përreth viseve malore mundësi edhe për rrebeshe afatshkurta shiu.
Në fushat termike do të kemi rënie në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-28 gradë celsius.
\RTV-Okarina\