Ministria e Shëndetësisë përmes një letre i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që t’i ndërrojë 30 qendra të vendvotimit ku po zhvillohet vaksinimi.
Burim Ahmetaj nga sekretariati i KQZ-së ka thënë që deri më tani janë bërë 3,916 kërkesa për ndërrim e qendrave të votimit.
“MSH-ja ka kërkuar që për organizimin e zgjedhjeve të gjenden lokacione tjera. Siç është specifikuar edhe në shkresë, kjo sepse në objektet sipas listës së MSH-së është jetik procesi i vaksinimit dhe imunizimit të popullsisë”.
“Është investuar shumë për funksionalizimin e këtyre qendrave të vaksinimit”, ka thënë Ahmetaj.
\RTV-Okarina\