Humbet jetën personi që goditet nga treni në Aqarevë të Skenderajt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Aqarevë të Skenderajt.

Një qytetar ka humbur jetën pasi është goditur nga treni.

Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Stacioni i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

 

Ai ka thënë se me të pranuar informacionin, policia ka dal në vendin e ngjarjes.

Poashtu është ftuar edhe emergjenca ku është konstatuar vdekja e tij.

Tash për tash nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ky rast.