Në futbollin francez u panë skena të rralla dhe të turpshme për futbollin.
Skuadra e Nice priti në shtëpi Marseillen në kuadër të xhiros së tretë në Ligue 1.
Ndeshja u ndërpre në minutën 75 pasi që tifozët filluan të hidhnin gjësende të forta në drejtim të Dimitri Payet. Lojtari francez iu kundërpërgjigj duke ua kthyer gjësendin me të cilën e sulmuan tifozët dhe kjo shkaktoj acarimin e tyre.
Tifozët u vërsulën në fushë për t’u konfrontuar me anësorin, por situata doli jashtë kontrolli pasi që u përfshinë dhe lojtarët tjerë marsejez në përleshje me tifozët agresiv.
Luan Peres e Matteo Guendouzi duket se e kanë pësuar mjaftë keq këtë përleshje teksa shfaqin shenjat e lëndimeve.
Pas kësaj situate pritet të gjobiten të dy skuadrat, por natyrisht se skuadra e Nices do të ndëshkohet më shumë pasi që nuk arriti të siguronte mbarëvajtjen e ndeshjes.
\RTV-Okarina\