Xherdan Shaqiri tashmë do e provoj edhe Ligue 1, pasi provoj më parë ligën gjermane, angleze dhe italiane.
Gjilanasi është njëri ndër futbollistët më të suksesshëm shqiptar i cili ka luajtur në disa top skuadra si: Bayern Munchen, Inter dhe së fundmi Liverpool.
Xherdani thuhet se i ka kushtuar arkave të klubit francez 12 milion euro.
Ja njoftimi i plotë i OL
“Olympique Lyonnais është i lumtur që më në fund ka arritur një marrëveshje në parim me Liverpoolin në kontekstin e transferimit të mesfushorit ndërkombëtar zviceran Xherdan Shaqiri, i cili u dallua kundër Francës në raundin e 16 -të në Euro 2020. I motivuar veçanërisht nga projekti Olympique Lyonnais, Xherdan Shaqiri mbërrin sonte në Lyon ku do të mirëpritet nga Juninho.
Përfundimi i transferimit mbetet i kushtëzuar me rezultatin e ekzaminimit mjekësor që lojtari do të kalojë këtë të hënë në mëngjes dhe përfundimin e formaliteteve të fundit administrative.
29 vjeçari nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka 96 paraqitje me kombëtaren zvicerane me të cilën mori pjesë tre herë në Kupën e Botës (2010, 2014 dhe 2018) dhe 2 Euro (2016, 2021), duke eliminuar Francën në 1/8 e finales luajtur më 28 qershor në Bukuresht.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit helvetian me Alexander Frei dhe Stéphane Chapuisat, mesfushori sulmues është aktualisht golashënuesi më i mirë për ekipin kombëtar në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (8 gola në 17 paraqitje)”, thuhet me tej në komunikatën e klubit francez.
Kujtojmë që Lyoni nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri pasi që ka grumbulluar vetēm dy pikë në tri ndeshjet e para në Ligue 1.
\RTV-Okarina