Athletic Bilbao – Barcelona derbi i javës në LaLiga

Real Betis – Cadiz mbrëm hapën javën e dytë në LaLiga me ndeshjen që përfundoi baras 1-1.
Të parët në epërsi kaluan musafirët me golin e Alvaro Negredos nga njënbëdhjetmetërshi në minutën e 11-të, mirpo pas 11 minutash Juanmi vendosi baraspeshën dhe me këtë rezultat (1-1) u mbyll pjesa e parë dhe tërë takimi.
Sot LaLiga Santander ofron dhe katër takime mjaftë interesante, ku vëmendja më e madhe do të fokusohet në ”San Mames Barria” të Bilbaos.
Me fillim nga ora 17:00 Deportivo Alaves dhe Mallorca do përballen me njëra-tjetrën për të kërkuar fitoren e parë në këtë sezon.
Nga ora 19:30 zhvillohen dhe dy ndeshje tjera, ku Espanyol pret në ”RCDE Stadium” Kampionin e Europa Ligës Villarealin.
Ndeshja tjetër, po në këtë orar, do të zhvillohet në stadiumin ”Estadio Nuevo Los Carmenes” me Grandan që pret Valencian. Edhe në këtë ndeshje Valencia e trajnerit Pepe Bordalas kërkon tri pikët sikurse që bëri në xhiron e kaluar me fitoren ndaj Getafes 1-0.
”Qershia mbi tortë” vjen nga ora 22:00. Dy rivalët e vjetër Athletic Bilbao dhe Barcelona përballen në stadiumin ”San Mames Barria”.
Makthi i madh i baskëve, Leo Messi tashmë nuk është më pjesë e Barçës, por Barcelona sërish mbetet favorit i madh për fitore.
Në dhjetë ndeshjet e fundit në LaLiga të zhvilluara në ”San Mames Barria”, Bilbao ka dy fitore, tri ndeshje kanë përfunduar baras, kurse janë pesë fitore të Barçës.
Në dhjetë ndeshjet e fundit janë realizuar plot 28 gola e që i bie se janë shënuar 2.8 gola për ndeshje.
Vetëm një nga këto dhjetë sfida ka përfunduar 0-0 dhe sonte pritet të zhvillohet një ndeshje e hapur, spektakolare dhe me gola.
\RTV-Okarina\