Premier League angleze sot zhvillon ndeshjet e para të javës së dytë të edicionit të ri.
Premier League sot rezervon gjashtë ndeshje, ku interesimi më i madh pritet të jetë në ”Anfield” dhe ”Etihad”.
Liverpooli i Juergen Klopp pret në ”Anfield” Burnleyn e Sean Dyche.
”Reds” pas fitorës së lehtë në javën e parë, pritet që as sot të mos kenë vështirësi t’i arkëtojnë pikët e plota.
Liverpool – Burnley zhvillohet nga ora 13:30.
Nga ora 16:00 zhvillohen dhe katër ndeshje tjera.
Aston Villa – Newcastle United
Crystal Palace – Brentford
Leeds United – Everton
Manchester City – Norvich City.
”Citizens” presin në ”Etihad” Norvichin e Milot Rashicës.
Të dy skuadrat vin pas humbjeve në xhiron e parë, ku Man City u mposht 1-0 nga Tottenham Hotspur, kurse Norvichi u deklasua nga Liverpooli 3-0.
Kurse nga ora 18:30 zhvillohet ndeshja e fundit në elitën e futbollit anglez ku Brighton & Hove Albion pret Wotfordin.
\RTV-Okarina\