Ditëve të fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me COVID-19 në Kosovë, duke bërë që të rëndohet situata me pandeminë.
Në raportin e ditës së enjte, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 2 mijë e 236 raste të reja me COVID-19 dhe tetë të vdekur.
Me rritjen e infektimeve, numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 14 mijë e 249.
“Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249”, thuhet në njoftimin e fundit të MSh-së.
Ndërsa është bërë e ditur se brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 22.119 persona dhe numri në total i të vaksinuarve me të dy dozat është 221,026.
\RTV-Okarina\