Pedro ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar Lazios.
Spanjolli nuk ishte në planet e Mourinhos per sezonin e ri dhe si rrjedhojë Roma ia shkëputi kontraten.
34 Vjeçari duket se deshi t’i hakmerret ish-skuadrës së tij dhe ndërroj klubin, por jo dhe qytetin.
Edhe pse Pedro Rodriguez kaloi si lojtar i lirë tek skuadra ”Bardhë e blu”, për tifozët romanist nuk do të kapërdihet lehtë.
Para 40 viteve Carlo Parrone ishte i fundit që u transferua nga njëra skuadër tek rivali i qytetit (Parrone nga Lazio kaloi te Roma).
Detajet e marrëveshjes nuk bëhen të ditura, por besohet se spanjolli ka nënshkruar për dy sezone me klubin.
Pedro më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha si: Barcelona dhe Chelsea.
\RTV-Okarina\