Gjesti i kapitenit Simon Kjaer në momentin kur Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak u vlerësua shumë nga e gjithë bota, por mbrojtësi 32 vjeçarë ruan modestinë dhe thotë se nuk është hero.
Futbollisti i cili luanë për AC Milan në Itali, në një intervist për ”Corriere della Sera” theksoi se ky rast do të jetë i paharrueshëm për të, por prapëseprapë veprimi i tij ishte veprim instinktiv.
“Unë nuk jam hero, thjesht bëra atë që duhej të bëja, pa menduar, si dikush tjetër. Ishte një ditë historike për të gjithë ne danezët, ndeshja e parë e Kampionatit Evropian, në stadiumin tonë. Atëherë ndodhi ajo që ndodhi. Isha gati të qëndroja i kthjellët, si të gjithë shokët e skuadrës. Ishte një përpjekje ekipore, padyshim që ne do të kishim bërë të njëjtën gjë nëse ai do të kishte qenë kundërshtar.“
“Kjo është e gjitha. E vetmja gjë që ka rëndësi është që Christian është mirë tani. Kjo është e vetmja gjë e rëndësishme. E bëra pa menduar. Instinkti më udhëhoqi dhe unë bëra atë që duhej, automatikisht. Ishte hera e parë që më ndodhi kjo, shpresoj të jetë edhe e fundit”, përfundoi intervisten danezi kjaer për gazeten italiane.
\RTV-Okarina\