Një grua nga Skënderaj ka njoftuar policinë gjatë ditës së djeshme për ushtrim dhune ndaj saj.
Sipas raportit të policisë së Kosovës, dyshohet se ajo është rrahur nga bashkëshorti i saj.
“DHUNË NË FAMILJE
Skenderaj 17.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare përmes telefonit ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit per veprimet e metejme”, thuhet në raport.
\RTV-Okarina\