Zyrtarët britanikë janë të shqetësuar se SHBA-ja mund të tërhiqet nga aeroporti i Kabulit në çdo kohë, duke i lënë vendet e tjera në baltë derisa bota po përpiqet të dalë nga Afganistani.
Në shenjë mosbesimi të thellë midis aleatëve të ngushtë, komandantët britanikë u pyetën nëse SHBA-ja do të largohej pa i paralajmëruar ata.
Burimet i thanë The Guardian se ata nuk mund të garantojnë se sa kohë SHBA-ja do të mbajë kontigjentin e saj prej 6 mijë trupash në atë terren dhe paralajmëruan se Britania e Madhe nuk mund të vazhdojë shpëtimin pa praninë e tyre.
Mbretëria e Bashkuar aktualisht ka 900 trupa në Afganistan, duke mbikëqyrur evakuimin e 4 mijë qytetarëve britanikë dhe mijëra afganë që kanë ndihmuar Britaninë e Madhe gjatë 20 viteve të fundit, shkruan DailyMail.
Ambasadori i Britanisë në Afganistan, Sir Laurie Bristoë, tha se ata po punonin me talebanët në Kabul për të evakuuar qytetarët dhe tha se ky plan do të zgjasë disa ditë.
Ndërkaq, Presidenti Joe Biden shtoi se talebanët po bashkëpunojnë, duke i lënë qytetarët amerikanë të dalin jashtë, ai gjithashtu tha se ka qenë më e vështirë seç pritej të evakuoheshin afganët që ndihmuan SHBA.
Ai mohoi se SHBA-të po konsideronin tërheqjen. duke thënë se forcat amerikane mund të qëndrojnë përtej afatit të 31 gushtit nëse është e nevojshme, për të nxjerrë të gjithë amerikanët jashtë.
“Nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë për t’i nxjerrë të gjithë”, tha Biden.
Tutje, ai shtoi se amerikanët duhet të kuptojnë se ne do të përpiqemi ta bëjmë atë para 31 gushtit.
\RTV-Okarina\