Pas një operacioni në Komoran të Drenasit, Antidroga e Policisë së Kosovës ka konfiskuar dy thasë substancë narkotike, që arrinin peshën 31 kg marihuanë në një vetur.
Ky operacion u realizua pas informacionit dhe hetimeve të bëra nga njësia rajonale e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Në këtë operacion është konfiskuar vetura Passat me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogramë substancë, e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raport.
Po ashtu është konfiskuar edhe vetura (me targa të Shqipërisë) e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, para: 1,050 euro dhe 13,500 lekë.
Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar të sipër cekur në rast dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër (e tretë) në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.
Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme”, thuhet në deklaraten e Policisë së Kosovës
\RTV-Okarina\