Epoka e VAR-it fillon edhe në Kosovë

Futbolli kosovarë në shumë raste është akuzuar për favorizimin e disa skuadrave nga gjyqtarët e ndeshjeve dhe duke ndikuar drejtëpërsëdrejti në rezultatin përfundimtar.
Federata e Futbollit të Kosovës ka arritur që edhe në vendin tonë të sigurohet sistemi VAR (Video Assistent Referee) dhe të shuhen zërat kritik ndaj FFK-së, por dhe gjyqtarëve.
Në fakt, VAR-i nuk është që i ka përmbyllur diskutimet në raste të caktuara, por në shumicën e rasteve pas rishikimit të VAR-it merren vendime të drejta.
Sonte me fillim nga ora 20:00 para ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës, kryetari i FFK-së Agim Ademi do të mbaj një fjalim dhe do të bëj inaugurimin e VAR-it.
Mediat do të kenë qasje në dhomën e VAR-it për të parë se si funksionon ky sistem modern.
Në ditët e kaluara ky VAR-i është testuar në disa ndeshje miqësore dhe duket se është gati edhe për ndeshjet zyrtare.
\RTV-Okarina\