Vitia mbledh në takim institucionet shëndetësorë dhe të tjerët, do diskutohet për masat e reja antiCovid

 

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për medie të lëshuar nga MSh-ja.

Tutje thuhet se në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19.

Ndërsa për kohën e takimit nuk është bërë e ditur.

 

\RTV-Okarina\