Arion Ymeri zyrtarisht pjesë e SC Gjilanit

 

Arion Ymeri tashmë është zyrtarizuar si përforcimi i radhës i SC Gjilanit dhe kështu pritet ta ”blindoj” portën gjilanase.

Ish-portieri i KF Drenicës ka nënshkruar kontraten për dy sezonet e ardhshme me ”skifterat”.

26 Vjeçari ka mbrojtur për pesë vite portën e Drenicës duke zhvilluar 120 ndeshje dhe duke qenë një ndër pikat më të forta të klubit.

Në një postim në rrjetin social ”Facebook” portieri i lindur në Skënderaj i falënderoi gjilanasit për mikpritjen dhe u shpreh shumë i lumtur për sfidën e re.

 

 

”Faleminderit Gjilani,

Ndjehem i lumtur dhe i entuziasmuar per sfiden e re te cilen e pranova me shume kenaqesi per te qene pjese e nje klubi siç eshte Gjilani.

Falenderoj te gjithe ne klub per mikepritjen dhe gjithe mbeshtetjen e treguar, shpresoj qe do t’ua kthej me angazhim dhe pune.

Faleminderit edhe njihere, shihemi se shpejti @scgjilani ♥️🤍” shkroi Ymeri.

Portier i parë në këtë edicion për skuadrën drenicase pritet të luaj titullar Gentrit Hasi, i cili do përpiqet që të ndihmoj skuadren që t’i arrij objektivat sezonale.

 

\RTV-Okarina\