Moti sot

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se prej ditës së sotme, e martë, përpos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë së martës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë celsius.

 

 

Indeksi UV do të vazhdojë t’i mbajë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet kufizimi i lëvizjes nga ora 10:00-17:00, ose përdorimi i masave mbrojtëse.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

 

\RTV-Okarina\