Koeman: Do doja ta kisha akoma Messin, por besoj që Barcelona do të shkelqejë

 

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pranoi se do të preferonte ta kishte Lionel Messin ende në radhët e skuadrës së tij, por beson se kolektivi i ekipit tani mund të dalë në pah.

Messi kaloi te PSG në fillim të javës së kaluar, pas javësh spekulime mbi të ardhmen e tij. Në fund, ai u largua kur u bë e qartë se katalanasit nuk mund ta mbanin atë. Epoka post-Messi për Barcelonën filloi premtuese në “Camp Nou”, me fitoren 4- 2 ndaj Real Sociedad të dielën.

 

 

Duke folur për mediat, pas fitores, Koeman tha: “Unë mendoj se loja jonë mund të jetë më kolektive se më parë, por do të preferoja të kisha Messin në ekipin tim. Meqë nuk e kemi më ish-kapitenin, loja e Barcelonës duhet të jetë kolektive”.

Koeman u pyet për disa individë që i bënë përshtypje dhe ai zgjodhi Memphis Depay, i cili pritet të mbajë pjesën më të madhe të barrës që i ka lënë Messi, si një interpretues mbresëlënës: “Ai luajti një ndeshje të mrekullueshme dhe dha një asist të madh. Depay është gjithmonë duke bërë gjëra të bukura.

Braithwate? Është shembulli i një profesionisti, gjithmonë punon për ekipin. E ka përmirësuar lojën e tij. Ai ka shpejtësi dhe është e vështirë të ndalet. Jam i kënaqur që kam një lojtar si ai”.

 

 

Së fundi, ai pati lavdërime për Gerard Pique, i cili pranoi uljen e pagës që të lejonte Memphis dhe Garcia të regjistroheshin për këtë ndeshje: “Ai ishte lideri vitin e kaluar, por këtë sezon është më mirë fizikisht. Sjellja e tij ka qenë shembullore, si ai i veteranëve të tjerë”.

 

\RTV-Okarina\