Pas pak orëve mbyllen listat me emrat e kandidatëve të subjekteve politike

 

Sot është afati i fundit ku partitë politike do të kenë mundësi të dorëzojnë në Komisioni Qendror të Zgjedheve listën me emrat e kandidatëve që do të certifikohen për garën për kryetar të komunave.

 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se subjektet politike kanë kohë që deri në orën 16:00, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me emrat e kandidatëve.

Sipas tij, në të kundërtën çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet si aplikim i pasafatshëm, çka do të thotë se nuk do të rekomandohet për certifikim.

 

\RTV-Okarina\