KDI-ja kërkon të ndëshkohen deputetët për mos prezencë në seancat e sesionit pranveror

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka bërë shpalosjen e të gjeturave nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021.

Angesa Haxhiu nga ky institut, ka thënë se  Kuvendi gjatë sesionit pranveror është karakterizuar me ritëm të ngadaltë të punës, por me performacë më të mirë.

Haxhiu, po ashtu ka treguar se kësaj radhe është shënuar numër më i vogël i seancave të mbajtura me gjithsej 23 të tilla ku prej tyre 16 kanë qenë të rregullta, katër të jashtëzakonshme dhe dy solemne.

Me tej Haxhiu ka thënë se problematikë e seancave gjatë kësaj periudhë është parë mungesa e deputetëve.

 

“Një problematikë është mungesa e shumtë e deputeteve në seanca. Deri në fund të muajit korrik deputetet kanë munguar 440 herë. Komisoniet parlamentare kanë treguar performacën më të mirë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, është shprehur ajo.

“Kuvendi ka shënuar numër më të ulët të ligjeve të miratuara prej tyre vetëm 7. Qeveria ka proceduar vetëm 27 projektligje. Në mungesë të votave të mjaftueshme dy marrëveshje ndërkombëtare kane arritur të votohen vetëm pas tentativës së tretë”.

Gjithashtu, Haxhiu, ka thënë se këtë kohë të punës së Kuvendit e ka karakterizuar shkarkimi i Bordeve.

 

 

“Sesionin pranveror e ka karakterizuar shkarkimi i bordeve që ka shkaktuar mospajtime mes pozitës e opozitës, ku janë shkaktuar gjithsej 4 borde”, ka përfunduar ajo.

KDI ka rekomanduar bashkëpunim më të madh të qeverisë me opozitën si dhe çështja e mungesës së deputetëve të rishikohet me ndëshkime.

 

\RTV-Okarina\