Konjufca-deputetëve: Duhet të jeni shembull për respektim të masave kundër Covid-19

 

Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën e fundit për sezonin pranveror.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në hapje të seancës ka kërkuar nga deputetët që të jenë shembull për respektim të masave në mbrojtje të pandemisë COVID-19.

 

 

“Ju kisha lut maksimalisht për respektimin e masave për mbrojtjen ndaj pandemisë COVID- 19. Po e shihni se me çfarë shpejtësie po përhapet varianti Delta i këtij virusi, kështu që edhe një herë më së miri do të ishte që respektimi i masave të fillonte prej njërit prej institucioneve më të rëndësishme të Kosovës dhe deputetëve sepse jeni të zgjedhurit e popullit”.

“Prandaj, shembulli që duhet ta jepni së pari ju takon juve si të zgjedhurit e popullit”, ka thënë tutje Konjufca.