Rrëzohet helikopteri turistik në një liqen të Rusisë

 

Një helikopter turistik me 16 persona në bord është rrëzuar në një liqen në lindjen e largët të Rusisë, kështu thonë zyrtarët.

Sipas mediave ruse, nëntë persona kanë mbijetuar.

Shërbimet e urgjencës dhe zhytësit janë dërguar në zonë për të kërkuar ata që ende nuk janë gjetur.

 

 

Helikopteri Mi-8 mbante turistë nga Moska dhe Shën Petersburg, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA. Raportohet se helikopteri është shtrirë në një thellësi prej 100 metrash në liqen.

Gadishulli Kamchatka – më shumë se 6,000 km në lindje të Moskës – është i popullarizuar në mesin e turistëve. Në korrik, të 28 personat në bordin e një avioni vdiqën në një aksident në gadishull.

 

\RTV-Okarina\