Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën ishte paraparë raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, tha se në mungesë të kuorumit nuk mund të mbahet mbledhja.
“Fatkeqësisht nuk kemi kourum dhe fatkeqësisht jo të gjithë deputetët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ligjërisht me mungesë të korurumit mbledhje formale nuk mund të mbajmë”, tha ai.
Raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë u vendos që të mbahet në fillim të sesionit vjeshtor.
Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ka qenë edhe diskutimi lidhur procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.
\RTV-Okarina\