Vdes papritur mergimtari që po kthehej nga Kosova

 

Një person ka ndërruar jetë dje në Podujevë.

Siç e ka cilësuar policia “Hetimi vdekjes”, i ndjeri derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim dhe për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

 

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet më tej në raportin e policisë.

 

\RTV-Okarina\