Kompania italiane ‘Liu Jo’ kërkon 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim nga Kendall Jenner

 

Kompania italiane ‘Liu Jo’, akuzon Kendall Jenner se ka shkelur kushtet e një kontrate modelimi.

Sipas tyre ajo nuk është shfaqur në dy nga fotosesionet e planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej një total prej 1.5 milion dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20 përqind.

Kendall, e cila ishte modelja më e paguar në botë në 2018 me 22.5 milionë dollarë të ardhura vjetore, sipas Forbes, ka mohuar një gjë të tillë.

 

Kompania shton se sipas kushteve të kontratës së tyre, pagesat e saj të para dhe të dyta duhet të rimbursohen sepse ajo nuk mori pjesë në fotosesionin e dytë.

Për këtë arsye kompania po kërkon të paktën 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim nga Kendall Jenner.

 

\RTV-Okarina\