Një person është lënduar në minierën e Trepçës në Mitrovicë.
Ai kishte shkuar për të kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës dhe ka rënë në një gropë rreth dy metra të thellë.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës, ka rënë në një gropë rreth 2 m të thellë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, policia njofton se viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
\RTV-Okarina\