Një i vdekur dhe 110 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se nga 3,667 teste të kryera në 24 orët e fundit pozitive kanë rezultuar 110 persona.

MSH njofton se në 24 orët e fundit ka vdekur një person.

 

 

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën të ditur se janë shëruar dy persona.