Jashari nderon dëshmorët Afrim Gashi, Mustafë Geci dhe Zenel Mziu në 23 vjetorin e rënies

 

Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunalë, asambleistë, qytetarë dhe familjarë të dëshmorëve bënë homazhe tek varret e tyre në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

 

 

Me këtë rast, Jashari deklaroi që vepra e tyre sublime nuk do të harrohet asnjëherë dhe do kujtohet përjetë, duke bërë thirrje njekohësisht për unitet shtetëror, sepse vetëm duke qëndruar të bashkuar do jetësojmë amanetin e tyre.

Në anën tjetër, familjarët e dëshmorëve, në mesin e tyre edhe nëna e dëshmorit, Zenel Mziu, Naile Mziu, njëkohësisht edhe gruaja e bashkëshortit të zhdukur, falenderuan përzemërsisht kryetarin Jashari duke cituar që është i vetmi kryetar që kujtoi dhe nderoi ata që i falën jetën Kosovës, dhe theksuan që Jashari do vazhdojë të këtë përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme edhe për mandatin e ri qeverisës.

 

\RTV-Okarina\