“E urrej celularin e mamit”, mësuesja publikon letrën e 7-vjeçarit

 

“E urrej telefonin celular të mamit tim”, kjo ka qenë tema e një detyre shtëpie e një 7-vjeçari e cila u bë virale dhe duket se i ka bërë shumë prindër të reflektojnë pasi e kanë lexuar. Fëmija shkruan mbi varësinë e nënës së tij nga telefoni.

Një mësuese amerikane ka vendosur të publikojë detyrën e një nxënësi 7-vjeçar në profilin e saj në Facebook.

 

Tema ishte bazuar në shpikjen që urrenin më së shumti nxënësit dhe ky fëmijë shkroi në detyrën e tij se e urren celularin, sepse prindërit e tij janë gjithmonë në telefon.

Mësuesja ishte vërtet e befasuar nga përgjigjet e nxënësve të saj; nga 21 nxënës, 4 kishin shkruar se telefoni celular ishte shpikja më e keqe. Mësuesja, me bërjen publike të detyrës së djaloshit, donte të përcillte një lloj apeli duke i ftuar të gjithë prindërit që të dëgjojnë fëmijët e tyre dhe të lënë mënjanë telefonin celular teksa shpenzojnë kohë me ta.

 

/RTV-Okarina