Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur para deputetëve, Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik. Ky propozim nuk ka arritur të miratohet.
Kurti ka thënë se themelimi i institucionit të Operës do të çoj përpara plan programin qeverisës të kësaj Qeverie duke mbështetur kështu artistët.
Po ashtu ai ka mohuar se themelimi i këtij institucioni do të shkaktojë ndonjë implikim në buxhetin e vitit 2021.
“Kjo veprimtari ka ardhur duke u rritur e sot kemi këngëtar e artistë nga Kosova që shfaqen në skena operistike botërore por që në Kosovë nuk kemi pasur ku t’i dëgjojmë. Nga viti 2022 institucioni i Operës së Kosovës do të hap dyert për ta.
Duke e themeluar këtë operë ne çojmë përpara planin tonë qeverisës duke i mbështetur edhe artistët. Themelimi i institucionit të Operës nuk do të ketë implikime në buxhetin e vitin 2021.
Sa i përket lokacionit ne do të ndërtojmë një objekt të përshtatshëm por që do të na marr më shumë kohë. Deri në ndërtesën e objektit të ri ne do të themelojmë institucionin në një objekt ekzistues”.
Gjithashtu Kurti ka thënë se Kosova përmes artit i ka hapur dyert e botës dhe po i hap edhe këtu.
Kurse kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, ka thënë se e kanë shqyrtuar këtë propozim dhe e kanë përkrahur.
“Ne i rekomandojmë këtij Kuvendi qe të miratoj tutje me votim këtë vendim” ka thënë ai.
Të pranishëm në sallë kanë qenë 63 deputet dhe kanë marr pjesë në votim ku ky propozim- vendim i Qeverisë së Kosovës ka mbetur të hedhet edhe njëherë ne votim pas pauzës e cila do të zgjasë deri në ora 15:30.