Deputetja nga radhët e PDK-së thotë që u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes

 

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, tha se ka pranuar një letër kërcënuese nga bashkëshorti i presidentes, Prindon Osmani.

Po ashtu Zenjullahu, ka thënë se do të ushtroj padi ndaj tij menjëherë pas përfundimit të kësaj seance.

“Denoncoj kërcënimin që kam marrë nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani. Kërcënimet vijnë mënjëhëre pas publikimit të fakteve për jetën luksoze që bën ai dhe familja e tij.

 

 

I bëjë me dije se ka gabuar adresën politike të cilën mund ta frikësojë. E njoftoj publikisht atë që do ta padisë atë për kërcënim menjëherë pas kësaj seance. Unë fola për jetën luksoze që bëjnë ata”, ka thënë ajo.

 

\RTV-Okarina\