Punëtorët e ATK-së në ditën e 13-të të grevës, nuk heqin dorë deri në realizimin e kërkesave

 

Qindra punëtorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) tash e 13 ditë janë futur në grevë.

Arlinda Bajraj, sekretare e Sindikatës së Punëtorëve të ATK-së, e cila ka thënë se do të vazhdojë deri në plotësim të kushteve që kanë parashtruar.

 

Kërkesa e parë është rritja e pagave pasi që punëtorët në Doganë marrin përafërsisht 100 euro më shumë në muaj për punën e njëjtë që e kryejnë punëtorët në ATK.

 

Por përveç pagës janë edhe disa kërkesa tjera sa i përket përmirësimit të kushteve.

Ajo ka thënë se deri më tani ende nuk kanë pranuar ndonjë ftesë nga zyrtarët e qeverisë për të diskutuar rreth këtyre kërkesave dhe grevës.

Derisa zyrtarët e ATK-së vazhdojnë grevën, shumë tatimpagues nuk u është ofruar asnjë shërbim.

/RTV-Okarina