Përfundoi dy fakultete, punon në kafiteri, synon të bëhet kryetar komune

 

Kastriot Bushi nga komuna e Kaçanikut ka përfunduar studimet në Departamentin e Sociologjisë dhe Filozofisë, transmeton RTV-Okarina.

Pavarësisht kësaj, ai shprehet se punon në një kafiteri, por që synimi i tij është të udhëheqë komunën e Kaçanikut, si kandidat i pavarur.

“Me e lanë aparatin e kafes, me e synu aparatin e komunës” shprehet Bushi.

Kaçanikasi në një intervistë për RTV21, tha se i ka shqyrtuar detajet dhe mundësitë e peripecitë që e kanë përcjellur komunën e Kaçanikut dhe se ka vendosur të kandidoj për kryetar.

Ndër të tjera, Bushi thotë se përgjatë 21 vjetëve, në Kaçanik ka pasur ndryshime por që sipas tij nuk janë të mjaftueshme.

Sipas tij nevojiten investime për t’i vënë në pah bukuritë natyrore që ka Kaçaniku.

/RTV-Okarina