Sipas një dokumenti të brendshëm nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, varianti i koronavirusit DELTA që po shfaqet në SHBA po shkakton sëmundje më të rënda dhe po përhapet shumë lehtë.
Në bazë të dokumentit njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të përhapin variantin DELTA më të njëjtin ritëm si njerëzit e pavaksinuar, raporton CNN.
Nëse njerëzit e vaksinuar infektohet me këtë variant kanë po aq virus në trupin e tyre sesa njerëzit e pavaksinuar. Kjo do të thotë që ata kanë gjasa që të infektojnë dikë tjetër sa njerëzit e pavaksinuar.
SHBA mesatarisht ka pasur më shumë se 61 mijë raste të reja ditore gjatë javës së fundit.
Që nga e mërkura, rastet janë rritur në të gjithë vendin. Presidenti Joe Biden ka njoftuar se administrata e tij ka marrë disa rregulla të reja duke kërkuar që të vaksinohen sa më shumë amerikanë dhe që të gjithë punonjësit federalë të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19.
\RTV-Okarina\