Shoferi i autobusit që u aksidentua sërish në gjykatë, do dëgjohen dëshmitarët

 

Policia kroate e ka sjellë shoferin e autobusit tragjik “Deva Tours” në Gjykatën e Qarkut të Slavonski Brodit, ku pritet të merren në pyetje dëshmitarët që ishin në autobus.

Policia e shoqëroi atë në gjykatë me duar të lidhura, ku pritet të arrijnë së shpejti edhe pesë udhëtarë nga autobusi, raporton mediumi “24sata”.

Policia e ndihmoi një grua që të hynte në ndërtesën e gjykatës. Dy gra kishin të veshura fanellat e përfaqësueses kroate, të cilat atyre iu dhuruan dje.

 

Pas kësaj, në orën 16:30 një autobus do t’i dërgojë ata në Osijek, nga ku sonte e kanë fluturimin për në shtëpi, në Kosovë.

Kujtojmë se sot Gjykata ia ka caktuar shoferit masën e paraburgimit prej një muaji.