Dërgohet pa shenja jete një person në spitalin e Drenasit, policia nis hetimet

 

Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Drenas, 26.07.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellur pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.

/RTV-Okarina