Sot rreth orës 11:00, një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.
Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.
Rastin për “Jepi Zë”, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
\RTV-Okarina\