Philip Morris, gjiganti i duhanit që qëndron pas markës Marlboro, do të ndalojë shitjen e cigareve në Britani brenda dhjetë vitesh.
Kjo vjen pasi që kompania po përqendrohet në gjëra më pak të dëmshme për të thithur, të tilla si cigaret elektronike me avull [vape].
Vetëm një dekadë më parë Philip Morris vazhdoi të mohonte efektet e dëmshme të produkteve të saj.
Tani drejtori ekzekutiv i saj thotë se ai dëshiron që kompania “të lërë pirjen e duhanit pas”, raporton The Economist.