Latifi: Anulimi i tiketave prej 5 eurove, fitorja e parë e opozitës

 

Profesori univeristar Blerim Latifi ka komentuar anulimin e  marrëveshjes nga Hysen Durmishi e që kishte të bënte me tiketat në vlerë prej 5 eurove për veturat që do të kryenin kontrollet teknike.

Latifi ka shkruar se heqja dorë e qeverisë nga tiketa pesë euroshe për veturat, është fitorja e parë e qëndrimit opozitar në Kosovë, qysh prej zgjedhjeve të 14 shkurtit.

 

Postimi i plotë i Latifit:

Heqja dorë e qeverisë nga tiketa pesë euroshe për veturat, është fitorja e parë e qëndrimit opozitar në Kosovë, qysh prej zgjedhjeve të 14 shkurtit. Gjithsesi një fitore e vogël, por që tregon se ende mund të shpresohet në forcën e argumentit publik përballë forcës së numrave në Parlament. Natyrisht kjo fitore e vogël është meritë e gazetarëve kritikë dhe e aksionit të përditshëm politik të PSD-së, e kursesi e partive tjera opozitare që po mrizojnë në Parlament.

\RTV-Okarina\