Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar një Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar ky ligj.
Ishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e shpalosi këtë ligj dhe u kërkoi deputetëve si të pozitës dhe të opozitës që të votojnë pro këtij ligji.
Përfaqësuesë të grupeve parlamentare të partive opozitare ishin të gjitha pro votimit të këtij projektligji.
\RTV-Okarina\