Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, kërkoi dorëheqjen e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Zemaj tha se do të ishte e udhës që ministri Aliu të shkonte në Prokurori sot dhe të jepte dorëheqje.
“Më korrekt, më morale do të ishte sot dorëheqja për të treguar se ne nuk qëndrojmë prapa këtij skandali”, tha Zemaj.
“Ne kërkojmë përgjegjësi publike, morale”, shtoi ai.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ka marrë vendim që ta pezullojë marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.
Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.
/RTV-Okarina