Nën-kampioni i Superligës së Kosovës, Drita zhvillon sot ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference Ligës.
Drita e cila eliminoi skuadrën shqiptare Deçiç, sot do të ndeshet me një nga kundërshtarët më të fortë të këtij rrethi kualifikues të Conference Ligës – Feyenoord.
Skuadra e drejtuar nga Andre Slot, vitin e kaluar u pozicionua në vendin e pestë në Eredivisie dhe do të kërkojë që sonte të filloj rrugëtimin Evropian në mënyrën më të mirë të mundshme, por homologu i tij Ardian Nuhiu, e ka paralajmëruar skuadrën nga Roterdami, se janë të gatshëm edhe për befasi.
Ndeshja do të luhet së stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të filloj në ora 21:00.
/RTV-Okarina