Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të raportojë këtë të mërkurë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në këtë komision do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020-të.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura më 8.6.2021 dhe 22.6.2021;
- Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. I ftuar Miinistri z.Xhelal Sveçla’
- Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të K.R.U.”Hidroregjioni jugor” Sh. A. Prizren për vitin 2020;
- Të ndryshme.
Vendi: N506
Koha: 10:00
\RTV-Okarina\