Pas lobimit të Erdogan për njohjen e Kosovës, reagon Beogradi

 

Puna për të promovuar interesat e Prishtinës është një udhëzim i vazhdueshëm për diplomatët turq, por sigurisht që duhet të analizojmë seriozisht pse presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili nuk thotë asgjë rastësisht, vendosi të shpallë lobim të intensifikuar për Kosovën pikërisht në këtë moment, në mënyrë të qartë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka thënë për Kosovo Online, ish-ambasadori serb  Darko Tanaskoviq, një orientalist dhe ish ambasador serb në Turqi, për Kosovën.

 

Presidenti turk deklaroi se Ankaraja është duke punuar në rritjen e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës dhe se do të diskutojë këtë me presidentin e SHBA Joseph Biden, për të bërë punë të përbashkët” për atë çështje.

Çfarë mund të presim nga veprimi i përbashkët i Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara?

Unë nuk parashikoj një përgjigje masive ndaj thirrjeve të lobistëve të Kosovës, sepse shumë vende kanë arsyet e tyre autentike, të forta pse hezitojnë të afirmojnë ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia sigurisht do të jenë në ballë të kësaj fushate të re, veçanërisht pasi ajo është një nga çështjet jo aq të shumta në lidhje me të cilën ekziston një përkim i plotë i pozicioneve të Ëashingtonit dhe Ankarasë”, tha ai.

 

\RTV-Okarina\