Haradinaj i bindur që Biden dhe Merkel do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka shpërndarë një postim në rrjete sociale, në të cilin ka përshëndetur takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Haradinaj ka shprehur bindjen se liderët e botës së lirë do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

“Takimi midis Biden dhe Merkel është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”, shkruan Haradinaj.

 

\RTV-Okarina\