Udhëtoi për 44 ditë me aeroplan/ Piloti 18-vjeçar thyen rekordin Guiness

 

Një pilot 18-vjeçar ka thyer një rekord botëror Guinness duke u bërë personi më i ri që fluturoi vetëm në botë me aeroplan me një motor.

Travis Ludlow, nga Ibstone, Buckinghamshire, zbarkoi në Holandë të martën, pasi kishte kaluar 44 ditë duke përfunduar udhëtimin 40,072 kilometra.

I riu është 13 ditë më i ri sesa rekordmeni i mëparshëm.

Ai tha se ishte një “ndjenjë e çuditshme”.

 

 

Piloti adoleshent tha për herë të parë pas disa javësh se nuk duhej të shqetësohej për ngritjen herët, për të fjetur vonë, për terrenin e vështirë që mund të duhej të fluturonte ose stuhitë.

“Është një ndjenjë e çuditshme, ja ku jam, kam ardhur dhe nuk kam asgjë për t’u shqetësuar për nesër”, tha piloti i ri.

Ludlow filloi fluturimin vetëm 12 vjeç dhe u bë piloti më i ri i Mbretërisë së Bashkuar kur ishte 14 vjeç.