Llapi zhvillon sonte ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit

 

Llapi sonte (e enjte) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë apo të kthimit ndaj skuadrës shqiptare, Shkupit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup u fitua 2-0 nga nikoqirët.

 

 

Ndeshja e sontme zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe tifozët me numër të limituar.