Disa meshkuj kosovar janë ankuar në Polici se u janë vjedhur telefonat disa para të gatshme dhe çelësi i veturës.
Ata kishin shkuar në një pishinë në Lipjan për të pushuar kur u ka ndodhur rasti.
Rasti është duke u hetuar derisa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur përderisa kanë qenë në pishinë iu janë vjedhur 4 telefona, para të gatshme, një çelës i veturës si dhe dokumente personale, Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
\RTV-Okarina\