Është caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.R, i cili dyshohet se e ka vrarë 25 vjeçarin A.R në qytetin e Vitisë më 13 korrik.
Kjo u bë e ditur nga një komunikatë e Gjykatës Themelore të Gjilanit.
I dyshuari atë ditë rreth orës 11:00, “Kemajl Azizi” në Komunën e Vitisë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia.
“Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B.R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri pistoletë të prodhimit Tisas Tig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A.R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. nga Spitali i Gjilanit transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për kurim mjekësor të mëtutjeshëm”, njofton Gjykata Themelore e Gjilanit përcjell Klankosova.tv.
Me këtë rast konsiderohet se e ka kryer vepren penale “vrasje e rëndë”.
\RTV-Okarina\